E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani, shtyhet gjyqi për San Suu Kyi

Vendimi për dënimin që do të marrë apo jo, kundër udhëheqëses opozitare në Birmani dhe fitueses së Çmimit Nobel për paqe Aung San Suu Kyi do të jepet më 11 gusht. Një gjygj i posaçëm në Rangun, e kishte shtyrë për këtë të premte shpalljen e dënimit të planifikuar. Su Ki kërcënohet me një heqje lirie prej pesë vjetësh sepse ajo ka shkelur detyrimet e saj ndaj arrestit të shtëpisë me të cilin ajo përballej prej vitesh. Vëzhguesit janë të mendimit së me këtë dënim synohet që udhëheqësja opozitare 64-vjeçare të përjashtohet nga zgjedhjet që zhvillohen vitin e ardhshëm. Gjykata pritej që të jepte vendimin sot, por ai është shtyrë deri më 11 gusht. Diplomatëve perendimorë u është thënë se gjykatësit kishin nevojë për më shumë kohë për të shqyrtuar ato që quheshin, faktorë të tjerë. Aung San Suu Kyi doli përpara gjyqit pasi shkeli kushtet e arrestit shtepiak, vetëm disa ditë përpara se t'i mbaronte ky arrest, duke lejuar një amerikan që shkoi me not tek shtëpia e saj, e qëndroi atje dy ditë. Përkrahësit e Aung San Suu Kyi besojnë se ka pak gjasa që ajo të dalë e pafajshme, apo të lirohet, pasi qeveria ushtarake e Birmanisë kërkon që ajo të mos kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Përpara shtyrjes së dhënies së vendimit, avokati i Aung San Suu Kyi, Nyan Ëin, tha se ajo ishte e përgatitur për një dënim me burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›