Greqia, do vaksinojë gjithë popullsinë kundër A/H1N1
Greqia do të vaksinojë të gjithë popullsinë kundër gripit të derrave, njofoi ministri i Shëndetësisë, Dhimitris Avramopulos. "Me udhëzim të kryeministrit, Kostas Karamanlis u vendos të vaksinohen të gjithë shtetasit dhe banorët në vend", deklaroi Avramopoulos gjatë një konference shtypi, në përfundim të një takimi të qeverisë. Shtatëqind raste me gripin A(H1N1) janë regjistruar në Greqi, në pjesën më të madhe tyre, të kurueshme. Pesëmbëdhjetë persona janë aktualisht të shtruar , katër prej të cilëve në gjendje të rëndë.