Obama zgjat sanksionet kundër personaliteteve sirianë
"Gjatë gjashtë muajve të fundit, SHBA është futur në dialog me qeverinë siriane për t'iu përgjigjur shqetësimeve të saj dhe për të identifikuar interesat e tyre të përbashkëta, përfshi edhe mbështetjen ndaj sovranitetit libanez", tha Obama në një dokument zyrtar të botuar nga Shtëpia e Bardhë.
"Megjithë zhvillimet pozitive gjatë vitit që shkoi, si vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe një shkëmbim ambasadorësh mes Libanit dhe Sirisë, veprimet e disa individëve vazhdojnë të kontribuojnë për paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në Liban dhe në rajon dhe përbëjnë kërcënim të vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara", shkruan Obama në këtë dokument drejtuar Kongresit.
Ai vendosi gjithashtu për zgjatjen me një vit të sanksioenve të dekretuara më 1 gusht 2007 nga parardhësi i tij, George W. Bush, thuhet aty. Bushi urdhëroi atëherë bllokimin e pasurive personale të individëve që minojnë sovranitetin libanez dhe i hapin rrugë ndërhyrjeve të Sirisë tek fqinji i tij.