E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmingham befason Arsenalin, fiton Carling Cup

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 19:47

Goli nga Obafemi Martins në minutën e 89-të pas gabimit nga portieri Wojciech Sczesny, ia dhuroi Birminghamit fitoren 2-1 ndaj Arsenalit, në finalen e Carling Cup të dielën për trofeun e tyre të parë nga 1963.

Sczesny dhe mbrojtësi Laurent Koscielny shkuan për top pas harkimit nga Nikola Zigic dhe ai përfundoi në këmbët e Martinsit, i cili e dërgoi në rrjetë. Zigic kishte kaluar Birminghamin në epërsi në minutën e 28-të por Rovin van Persie e ktheu Arsenalin në lojë 11 minuta më vonë.

Fitorja e Birminghamit e la Arsenalin në kërkim të titullit të parë prej triumfit në FA Cup më 2005. Birmingham për herë të fundit kishte fituar Carling Cup-ën më 1963.

“Mendoj se ishte goli më i lehtë që kam shënuar gjatë karrierës time, dhe është shumë i rëndësishëm. Jam i lumtur që kam shënuar sot dhe që kemi fituar. Mendoj se ishte kontakti im i dytë me topin. Jam shumë i lumtur. Menaxheri Alex McLeish më ka thënë se do të më inkuadrojë në lojë në pjesën e dytë dhe bëri mirë. Kjo ka rëndësi të madhe për tifozët dhe ne futbollistët, na është nevojitur ky trofe”, tha Martins.

Birmingham me këtë sukses siguroi kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›