E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birminghami nje fushe-beteje e rendesishme e luftes per te drejta civile

Shkurti eshte Muaji i Historise se Afrikano-Amerikaneve ne Shtetet e Bashkuara. Me kete rast organizohen aktivitete te ndryshme per te kujtuar ngjarjet dhe njerezit qe i kane dhene forme historise se afrikano-amerikaneve. Gjate dy dekadave te fundit njerez te te gjitha racave filluan te shfaqin interesim per te mesuar per levizjen e te drejtave civile ne vitet 1950 dhe 1960 nje periudhe qe perfaqeson nje kapitull te rendesishem te historise amerikane. Si rezultat shume komunitete amerikane kane ngritur muzeume qe sherbejne per te kujtuar te kaluaren. Korrespondenti Chris Simkins ishte ne Birmingham te Alabames nje qytet qe po perfiton nga interesi per turizmin e perqendruar tek trashegimia

Birmingami i Alabames ishte nje nder fushebetejat e luftes per barazi racore ne fillim te viteve 1960. I Perndershmi Martin Luther King dhe te tjere udhehoqen demonstrata paqesore.

Por disa demonstrata moren karakter te dhunshem kur policia perdori pompat e ujit dhe qente kunder protestuesve.

Pati plot te plagosur mijera te tjere u arrestuan. Imazhet e transmetuara nga televizioni ngjallen mbeshtetje per levizjen kunder diskriminimit racor

Afro 50 vjet me pas njerezit vijne ne Institutin e te Drejtave Civile per te mesuar per betejen e zhvilluar ne Jugun amerikan. William Revill ka bere rruge te gjate per te ardhur deri ketu.

Afrikano-amerikanet duhet te njihem me cmimin qe paguan aktivistet per te arritur ketu ku jemi sot. Per fat te keq cmimi i paguar nenkuptoi shume te vrare mes tyre.

Ky eshte nje artifakt shume i rendesishem ketu ne Institutin e te Drejtave Civile ne Birmingham.
Lawrence Pijeaux eshte president i muzeut. Ai tregon nje dere reale te nje qelie ku dikur u mbajt i burgosur Martin Luther Kingu.

Zoti Pijeaux thote se pikerisht ne kete qeli Dr. Kingu shkroi te famshmen Leter nga Burgu i Birminghamit. Shkrimi i tij u be motoja me e qarte e luftes per te drejta civile.

Ky istitucion eshte i rendesishem pasi u jep mundesi jo vetem njerezve ne kete vend por njerezve nga mbare bota te vijne per te mesuar se cfare ndodhi ne Birmingham dhe se si kjo levizje pati nje ndikim pozitiv mbi marredheniet nder-racore ne te gjithe boten.

Permes video-klipeve fotografive dhe artifakteve dokumentohet beteja e afrikano-amerikaneve. Ann Marie Wilson eshte vizitore nga Londra

Kishim degjuar qe Alabama ishte shume e rendesishme ne procesin e integrimit por qe ka perjetuar edhe plot vuajtje gjate ketij procesi. Doja te shihja cfare mund te mesoja nga vizita se si demonstratat paqesore mund te ndihmojne nje popullate heterogjene te jetoje ne harmoni.

Vernon Roberts nga New Jersey thote se ekspozitat i sjellin kujtime te forta

shte disi emocionuese per mua. Kam tani mundesine te sjell familjen sidomos femijet qe te njihen me luften qe u zhvillua ketu ne Birmingham.

Vitin e kaluar Instituti per te Drejta Civile ne Birmingham terhoqi mijera vizitore. Ky institucion shpreson se mijera te tjere do te vazhdojne te vijne me shtimin e interesit per levizjen e te drejtave civile dhe historikun e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›