E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA E kaluara legjendare dhe nje e ardhme plot sfida dhe horizonte te reja

Agjencia amerikane e Hapesires po feston nje pervjetor te rendesishem kete muaj nderkohe qe pergatitet per nje te ardhme plot sfida ne nje periudhe shkurtimesh buxhetore. Korrespondentja Suzanne Presto i hedh nje veshtrim te kaluares te NASA-s planeve per te ardhmen dhe pershtypjeve te nje prej astronauteve te saj

Nje amerikan ishte astronauti i pare qe fluturoi ne orbite rreth Tokes 50 vjet me pare. Kur John Glenn u kthye ne Toke publiku e priti me adhurim nderkohe qe programi amerikan i hapesires pergatitej per te derguar njerez ne Hene ne 1969.

Dekada me pas astronautja Cady Coleman ben pjese ne programin aktual te hapesires NASA. Ajo ka qene ne hapesire tre here perfshire nje qendrim prej afro gjashte muajsh ne Stacionin Nderkombetar Orbital vjet.

Fakti qe kemi nje stacion hapsinor ne orbite ne kete moment me 6 persona qe jetojne atje punojne dhe kryejne eksperimente qe nuk mund ti realizojme ketu me jep shume shprese per te ardhmen.

Presidenti Barack Obama thote se e ardhmja perfshin plane per te derguar njerez ne Mars. Administratori i NASA-s Charles Bolden parashtroi kohet e fundit projekt-buxhetin per vitin e ardhshem.

Misionet aktuale ne Mars Laboratori Shkencor qe planifikojme te dergojme ne Mars dhe Misioni MAVEN per te studiuar atmosferen e Marsit do te ofrojne per vite me radhe te dhena per te na ndihmuar ta kuptojme kete planet dhe nevojat tona per te ardhmen per te permbushur objektivat qe ka parashtruar presidenti per te derguar njerez ne Mars nga mesi i viteve 2030.

Sonda objekte orbitale dhe pajisje te tjera po u ofrojne aktualisht shkencetareve hollesi mbi Marsin. Laboratori Shkencor i Marsit pritet te zbrese ne kete planet ne gusht. Mjeti hapesinor MAVEN do te dergohet ne Mars ne fillim te vitit te ardhshem per te studiuar atmosferen e ketij planeti.

Por ka edhe plane per shkurtime. Zoti Bolden ka njoftuar se NASA do te braktise idene e misioneve ExoMars nje projekt i perbashket hapesinor mes NASA-s dhe Agjencise Evropiane te Hapesires. Astronautja Cady Coleman thote se ka besim se nje dite njeriu do te shkele mbi Mars

Nuk do te realizohet aq shpejt sa cmund ta doje ndonjeri prej nesh por ne si amerikane apo edhe njerezit ne vende te tjera ne bote nuk jemi te duruar. Njeriu eshte i prirur te eksploroje. Marsi eshte horizonti i ardhshem dhe do te shkojme ne ate planet kur te jemi gati. Une jam nder ata qe e mbeshtesin fort kete ide. Dua te shoh njerez qe shkojne dhe kthehen nga Marsi por kemi shume pune para se te jemi gati per ate udhetim.

Astronautja Coleman thote se do te kthehej me gjithe qejf ne hapesire - nje ndjenje qe e bashkon me nje prej shtate astronauteve te pare te NASA-s.

36 vjet pas udhetimit te tij ne orbite John Glenn theu nje rekord te ri duke udhetuar perseri ne hapesire ne vitin 1998 duke u bere ne moshen 77 vjecare personi me i moshuar qe udhetonte ne hapesire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›