E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biseda e mëngjesit, debati me Mandin

06/04/10 11:22

Hakiu është banori i parë që ngrihet këtë mëngjes. Ai përgatit kafen e del në kopsht ta pijë, i vetëm. Pas tij ngrihet edhe Klodi i cili fillon të përgatisë mëngjesin. Të dy banorët takohen në kuzhinë e ndërsa përshëndeten, Klodi përfiton nga rasti që janë vetëm për të folur për ndodhinë e mbrëmshme, debatin me Mandin. Klodi i thotë Hakiut se u keqkuptua me fjalët që dëgjoi dhe e mira do ishte që të kërkohej falje e të sqarohej kjo situatë si për të, edhe për Mandin, që të dy të jenë më të qetë. Ai ia thotë këtë në formë këshille dhe Hakiu e falenderon për këtë apo edhe për përpjekjen e vazhdueshme të tij për të rivendosur qetësinë në shtëpi, por shton se ky problem është më i thellë sec duket. Klodi thekson se mbrëmë cdo gjë u tha në aspektin e lojës dhe ai reagoi pa të drejtë duke prishur edhe lojën. Hakiu i jep të drejtë në këtë pikë apo edhe për të kërkuar falje vetëm për keqkuptimin e mbrëmshëm, por jo për tjetër gjë. Ai përsërit se gjërat janë më të thella se kaq. Klodi shprehet se do ti vinte keq nëse do ekzistonin ato gjërat e tjera më të thella, sic thotë ai. Hakiu thotë se ata i kanë përdorur ironitë mes tyre, ama përballë, në sy dhe e kanë kuptuar njeri-tjetrin, e jo në këtë nivel të ulët, madje sipas tij, ironia e Mandit është përdorur edhe ndaj vajzave, Manal dhe Tatianës. Klodi arsyeton se ndoshta Mandi e përdor për të luajtur, për tu dëgjuar edhe ai, por Hakiu mendon se është pjesë e karakterit të tij kjo. Ai thotë se ka vënë re se me vajzat është munduar edhe ti poshtërojë, por me të nuk mund të ndodhë e nëse ka dicka për ti thënë, le tia thojë në sy. Hakiu përfundon bisedën duke thënë se vetëm këtë kërkoi mbrëmë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›