E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biseda e tensionuar dhe anulimi i konferencës mes dy Presidentëve, Zelensky refuzon t’i kërkojë falje Trump: Nuk bëmë asgjë të keqe!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas një përplasje të ashpër në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së, tha se nuk ndjen se ka nevojë t’i kërkojë falje Trump, shkruajnë mediat e huaja.

 “Jo, unë respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan, mendoj se ne duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë. Nuk jam i sigurt nëse bëmë diçka të keqe. Mendoj se disa gjëra duhet t’i diskutojmë jashtë mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe mediat e lira”, tha presidenti i Ukrainës.

Volodymyr Zelensky shtoi se marrëdhënia e tij me SHBA-në mund të riparohet ende pas shkëmbimeve të ashpra me Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj,” tha Zelensky në mediat Fox News.

Ndërkohë Presidenti Trump u tha gazetarëve se Zelensky po e tepron dhe duhet të pranojë të mbyllë luftën “menjëherë”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›