E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biseda për nominimet

21/02/10 01:10

Ndër bisedat e kësaj nate, më e preferuara për banorët është komentimi i nominimeve. Olta shprehet se më e mira që i ndodhi këtë natë është se mori vesh se ka më shumë kundërshtarë nga sa priste, por shton se nuk mërzitet për këtë gjë. banorët flasin edhe me Klodin për ti dhënë kurajo dhe këshilla se si të marrë këtë javë në nominim. Domenika shprehet shprehet se atë e kanë nominuar sepse nuk e kanë kuptuar tipin e tij dhe se ia kanë frikën për këtë gjë. me këtë ide bashkohen dhe të tjerët dhe shprehen se nuk e prisnin që ai të dilte në nominim. Vetë Klodi thotë se nuk do ta vrasë mendjen dhe se nuk ka për të ndryshuar sjellje sepse është dicka jo shumë e vështirë dhe shprehet se në jetë ka kaluar më shumë vështirësi ndaj di ti përballojë ato. Ai thotë edhe se mendon se njerëzit që e kanë nominuar, ai nuk i ka nominuar. Në kopsht bëhet po e njëjta bisedë. Ada shprehet se nuk e mendonte se Olta nuk do dilte në nominim dhe si ajo dhe Miri shprehen se e nominuan atë. Ada shkon të bisedojë edhe me gracielën dhe i tregon se e ka nominuar dhe arsyen sepse e nominoi. Graciela shprehet se nuk e priste prej saj pasi në shtëpi kishte persona të tjerë që e meritonin nominimin në vend të saj. Graciela tregon se Ada i kishte thënë se ajo ishte ndër personat që asaj i kishte bërë përshtypje që jashtë, por Ada e kundërshton dhe thotë se këtë gjë e ka thënë vec për Domenikën.
Olta diskuton me Bledin për klodin dhe ai mendon se kanë qënë banorët e tjerë që nuk e kanë pranuar atë në shoqëri, qoftë kjo për arsye xhelozie apo kompleksiteti në mentalitet. Sipas tij, edhe Klodi këtë gjë e ka kuptuar ndaj e ndjen veten të mënjanuar. Bledi mendon se kjo sjellje e banorëve kundrejt tij apo edhe nominimi duket sikur po e shtyjnë Klodin drejt negativitetit e shton se për këtë gjë i vjen keq. Ata nuk harrojnë të flasin edhe për Renaton dhe shprehin keqardhjen që ai doli kaq shpejt.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›