E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët italianë, vëzhgim special për fëmijën

Situata pas operacionit të bebes me defekt në zemër

Sot kanë kaluar plot dy ditë nga dita e operimit të foshnjës një muajsh me problem kompleks në zemër. Mjekët italianë që kanë diagnostikuar dhe që realizuan ndërhyrjen e vështirë në zemrën e vogël të bebes një muajsh, pas realizimit të operacionit kanë qëndruar për të vëzhguar ecurinë e gjendjes shëndetësore të fëmijës. Sot grupi i specialistëve do të largohet nga Shqipëria dhe do të jenë mjekët shqiptarë ata që do të vazhdojnë me ndjekjen e rastit të veçantë, të fëmijës i cili hyri në historinë e shëndetësisë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që pësoi.

Falë kësaj ndërhyrjeje të realizuar nga mjeku italian dhe ai shqiptar, bebja korrigjoi një defekt kompleks i cili paraqiste vështirësi të mëdha për gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Pas realizimit të misionit, grupi i “bamirësve” italianë do të largohet i qetë dhe do të ketë dhe një histori të veçantë për të ndarë në bisedat me kolegët e tyre.

Data 19 shkurt do të shënojë realizimin e një prej ndërhyrjeve më të komplikuara, të raportuara ndonjëherë në Shqipëri, në fushën e kirurgjisë pediatrike. Dy ditë më parë u operua për herë të parë në QSUT një fëmijë 1 muajsh. Fëmija kishte nevojë urgjente për ndërhyrje, pasi kishte ngushtim të arteries dhe një defekt ventrikular, i cili duhej korrigjuar sa më parë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›