E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë me Rexhep Qosen!

 Arben Duka

Në altar të ka ty kombi,

Në Fronin e të Mëdhenjëve,

Kur re sbëre compromise,

Me racën e maskarenjëve!

Mbas fytyrës paqësore,

Gjemon një det i stuhishëm,

Për mbi tokën arbërore,

Je burri më i lavdishëm!

Ti Rilindasi i ndritur,

Më ngjall ndjenjat më fisnike,

Po të dy skemi ditur,

Ku janë bandat armike?!

Po tani i njohim mirë,

Një nga një e dimë ku janë,

Të ngrehur të pështirë,

Në Prishtinë e në Tiranë!

Ndriço ti e ndriço unë,

Natë e ditë luftë me horrat,

Në tallas e në furtunë,

Që të shohin rrugën qorrat!

Çtë të them o Ati ynë,

Gjithë jetën i magjishëm,

Po këtu për qeverinë,

Je një emër i bezdisshëm!

Po të shkretët kanë harruar,

Ato ditë në Dhjetor,

Kur në rrugë kanë marshuar,

Me portretin tënd në dorë!

Kur e donte Shqipërinë,

Si e gjithë Europa,

Përmbi krahë Ati ynë,

Të mbante Saliu hopa!

Po ai vendin e nxiu,

Ashtu si sqe nxirë kurrë,

Ti u ndave nga Saliu,

Kur shkau në diktaturë!

Ajo skotë që derdhi gjak,

Të llogarit tek armiqtë,

Po ti ske nevojë aspak,

Që të të duan  të liqtë!

Gjak i kuq na rjedh në dej,

Ndaj të kuq  na thonë të zinjtë,

Ti andej e unë këtej,

Luftojmë me gjarpërinjtë!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›