E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Nano për mbështetjen e socialistëve: Mendoni se PS ka vdekur?

 Fatos Nano beson se kandidatura e tij për president do të gjejë mbështetje në radhët e Partisë Socialiste. Pyetjes së mediave nëse ka mbështetjen e socialistëve për të kandiduar për President, Nano i është përgjigjur me një tjetër pyetje: Mendoni se PS-ja ka vdekur?

Ish-kryeministri është prononcuar edhe në lidhje me largimin e Kastriot Islamit nga radhët e PS-së, duke thënë se shpreson që Partia Socialiste ta korrigjojë gabimin e bërë me të.

Nano i ka dhënë përgjigje edhe në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij nga kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, i cili pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Nano, për shkak të lobimit të Lesit kundër kandidaturës së tij për president.

Nuk e kam kërcënuar Nikollë Lesin, ka qenë përgjigja e Nanos.

Deklaratat e Nanos erdhën pas homazheve që ai zhvilloi në ambasadën çeke në Tiranë për nder të ish-Presidentit Vaclav Havel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›