E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedime Itali-BE. Negociata per krizen ekonomike

Ministri Italian i financave Giulio Tremonti ka filluar bisedimet për  krizën me Jean-Claude Junker, kreun e  Eurogrupit. Bisedimet vijnë  ndërsa  bonot  italiane  të thesarit kanë arritur nivele rekord, kurse aksionet e bankave shënuan rënie.

Mëngjesin e të mërkurës bonot dhjetë vjecare të thesarit shënuan rritje me 0,19 % duke arritur në  6,21%. Një kosto e huamarrjes mbi 6% konsiderohet e paqëndrueshme nga shumë ekonomistë, që e lidhin këtë rritje dhe me krizën spanjolle.

Vetëm, një ditë më parë, në fakt, një autoritet i ri kontrolli deklaroi se sistemi financiar i vendit është stabël. Falë masave të shpejta për forcimin e bazës së kapitalit dhe për rritjen e likuiditetit bankat u treguan solide, deklaroi organi kontrollues i ngritur nga Ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti.

Ky organizëm përbëhet nga përfaqësues të Bankës Qendrore, Ministrisë së Ekonomisë si dhe organeve mbikqyrëse të bursës dhe sigurimeve.Problemet dalin në pah  më pak se dy javë pasi udhëheqësit  e 17 vendeve anëtare të eurozonës ranë dakort për këstin e dytë të shpëtimit për Greqinë, e cila kishte për qëllim parandalimin e përhapjes së krizës së borxheve në vendet e tjera.  Italia, e cila është ekonomia e tretë më e madhe në Evropë, deri tani ka arritur të shmangë problemet e borxhit, pavarësisht që ka një  ndër raportet më të larta të deficitit  në eurozonë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›