E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen tonelata me kokaine ne brigjet e Florides

Rojet bregdetare në SHBA  bënë të ditur se sekuestruan një sasi prej rreth 7.5 tonë kokainë në jug të  Floridas. Zyrtarët thanë se droga u kap në  një anije nëndetëse, përtej brigjeve të Karaibeve, në  Honduras.

Vlera e tregut  e sasisë së kapur është  180 milionë dollarë amerikanë. Rojet bregdetare dhe  të Doganave të SHBA dhe ekipet e Mbrojtjes Kufitare lokalizuan  nënëdetësen gjysëm të zhytur nën ujë, më 13 korrik, fare pranë kufirit të Hondurasit me Nikaraguan. Një ekip i FBI sekuestroi drogën  në bord, pas një operacioni të kujdeshëm vrojtues.

Pesë anëtarët e ekuipazhit në bordin e nëndetëses  ndodhen  aktualisht në paraburgim. Nëndetëset përdoren rregullisht për të kontrabanduar drogë në brigjet e Paqësorit  në Amerikën Qendrore, por autoritetet  deklarojnë se lundrimi i tyre në ujërat e Karaibeve, është një fenomen i ri, që flet dhe për shtim të rrugëve të trafikimit të drogës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›