Bisedime për furnizimin e trupave të NATO-s
Uashington -SHBA-ja po zhvillon bisedime me Kazakistanin për arritjen e një marrëveshjeje për përdorimin e territorit të republikës ish-sovjetike si një pikë tranziti për furnizimet që do t'u dërgohen trupave të NATO-s në Afganistan, deklaroi sot shefi i komandës së përgjithshme të trupave në vend, gjenerali David Petraeus. Zyrtarët e NATO-s kanë deklaruar më parë se aleanca dëshiron të dërgojë një pjesë të furnizimeve për trupat e saj përmes korridorit të përhershëm përmes Pakistanit, ku sulmet e rebelëve janë shtuar ndjeshëm.
Petraeus u takua me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev gjatë një vizite që zhvilloi në vendit e Azisë Qendrore. "Diskutuam mbi kontributin që Kazakistani mund të ofrojë për të ashtuquajturin rrjet verior të tranzitit që na mundëson dërgimin e furnizimeve për ushtarët tanë në Afganistan", deklaroi ai pas takimit.
Kazakistan, shtet me përmasa të përafërta me Evropën Perëndimore, nuk kufizohet me Afganistanin, por mund të shërbejë si një pikë tranziti për furnizimet që do t'u dërgohen trupave të NATO-s në vend, deklarojnë analistët. Por kjo nuk nënkupton krijimin e një baze ushtarake në republikën ish-sovjetike dhe SHBA-ja nuk ka plane të tilla, theksoi Petraeus.