E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Spotet transparente

Tiranë -Partia Demokratike ka reaguar ndaj opozitës për shpërdorimin e fondeve për reklamat qeveritare. Me anë të një deklarate, Gerti Bogdani nga selia blu tha se Edi Rama është i tronditur nga arritjet e certifikuara te Qeverise shqiptare, i cili suksesin jo vetem te Qeverise por edhe te vendit te tij, e konsideron si disfate personale, ne ritualin e perditshem te mashtrimit u mor sot me spotet publicitare.

“Spotet dhe promovimi i arritjeve dhe politikave te Qeverise është një detyrim madhor i çdo Qeverie transparente. Te gjitha te dhënat, pa përjashtim, te paraqitura ne keto spote, kane certifikim ndërkombëtar te padiskutueshëm”-theksoi Bogdani, duke nënvizuar se shpenzimet janë te gjitha transparente dhe lehtësisht të kontrollueshme nga çdo qytetar i këtij vendi. Më tej zëdhënësi Bogdani tha se të gjitha ministritë e kësaj Qeverie kanë shpenzuar në 3 vjet, me spote publicitare, më pak se 1/4 e shpenzimeve që ka bërë z. Rama vetëm në njërin prej mandateve të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›