Bisedime për paqe mes FARC dhe qeverisë kolumbiane

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kolumbisë janë takuar sot në Oslo të Norvegjisë me rebelët e majtë të FARC-ut, për t`i nisur formalisht bisedimet paqësore, të cilat synojnë përfundimin e konfliktit prej pesë dekadash, që la të vrarë me qindra mijëra njerëz.
Kjo është përpjekja e katërt zyrtare për t`i dhënë fund kryengritjes së Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, ndërsa ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë ndërmjet qeverisë dhe rebelëve brenda një dekade.
Norvegjia dhe Kuba po veprojnë si ndërmjetësuese në këto bisedime, të cilat pritet të vazhdojnë muajin e ardhshëm në Havana.
Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos e ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi, përderia bisedimet po vazhdojnë.