E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedime politike ne Moske - Rusia kunder zones se ndalimfluturimit per Libine

Presidenti rus Dmitri Medvedev e njeh mire pazarin e sinjaleve politike. Pikerisht ne diten qe zevendespresidenti amerikan Joe Bidenmberriti ne Moske presidenti rus vendosi me dekret futjen ne fuqi te sanksioneve kunder Libise nuk ka me furnizime me arme dhe municione as trajnim te ushtrise libiane. Kryetari i shoqates ruse te eksportuesve te armeve u shpreh se Rusia humb me kete vendim 5 miliarde dollare.

Rusia dhe Kina kunder aksionit ushtarak

Nje gjest miqesor ky por gjerat ndryshojne kur permendet zona e ndalimfluturimit. Edhe per kete u fol me siguri por presidenti rus e preku ne menyre te vagullt kete teme Ka probleme te shfaqura kete vit. Mendoj se ato po ashtu jane pjese e axhendes sone te perbashket ketu perfshihen edhe sfidat ne Lindjen e Afert dhe Afriken Veriore. Bashkepunimi yne ne kete fushe eshte i mire. Shpresoj qe ai te vazhdoje ne te ardhmen.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti rus Dmitri Medvedev

Konsiderohet e sigurt qe Rusia po ashtu edhe Kina do ta kundershtojne propozimin ne Keshillin e Sigurimit per nje aksion ushtarak.

Ndersa per ceshtjen e Afganistanit qendrimet amerikano-ruse perafrohen me shume. Ushtrite perendimore blejne per misionin ne Afganistan helikoptere ruse te tipit MI-8. Moska u lejon avioneve transportues amerikan te fluturojne aty tranzit per ne Afganistan bashke me armet e renda dhe ushtaret madje nuk kerkon as takse per kete leje.

Edhe tema e sistemit mbrojtes raketor ka luajtur nje rol ne bisedimet Biden-Medvedev por asgje nuk doli nga dhoma e bisedimeve.

Nga ana e tij Joe Biden i cili po pergatit viziten e shefit te tij ne Moske levdoi fillimin e ri te marredhenieve ruso-amerikane. Ne i kemi paralizuar skeptiket - ne dy vitet e fundit kemi bere perparime te medha jo vetem per marreveshjen e re te carmatimit START por edhe ne lidhje me Korene Iranin dhe ne ceshtjen e Afganistanit. Ne te gjithe fushen e bashkepunimit dhe rolit udheheqes rus.

Defekte ne bashkepunimin ekonomik

Ndersa nga ana ekonomike gjerat calojne. Presidenti Medvedev ankohet Marredheniet tona ekonomike kane mbetur mbrapa atyre politike. Mosanetaresimi i Rusise ne Organizaten Boterore te Tregtise eshte nje pengese per zhvillimin e tyre. Kemi projekte te medha ekonomike qe duhet ti zhvillojme se bashku. Jam shume i gezuar qe vizituat Skolkovon. Ky eshte nje shembull i mire i bashkepunimit ne fushen e teknologjise se larte.

Medvedev po nderton ne Skolkovo nje qender pompoze te teknologjise Nano sipas modelit kalifornian Silicon Valley te cilen Medvedev e ka vizituar vete. Mjaft i rendesishem per afrimin mes dy vendeve eshte anetaresimi i Rusise ne Organizaten Boterore te Tregtise.

Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin fuqimisht anetaresimin e Rusise ne OBT. Ne punojme me udheheqesit negociatore se bashku per ta cuar perpara kete ceshtje. Mendoj se po arrihen vertet hapa perpara.

Supozohet se SHBA do te ndikojne ne Gjeorgji e cila eshte vendi i fundit qe bllokon futjen e Rusise ne OBT.

Autor Horst Klsuer/Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›