E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet i rende ne Japoni

Masat e ujit marrin me vete krejt cfare gjejne perpara

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga nje rajon i goditur nga termetiNe gjuhe te ndryshme u dha alarmi per rrezikun nga Cunami me kerkesen per tu larguar nga brigjet e detit ne ndonje vend me te larte e me te sigurt. Sot ne pasditen e hershme sipas ores lokale veriu i Japonise eshte goditur nga nje termet i rende. Epiqendra e termetit ndodhej rreth 130 kilometra ne lindje te detit para brigjeve te rajonit Miyagi. Pak me vone valet e para te cunamit perfshine te gjitha brigjet e Paqesorit ne Japoni. Ne televizion shihej se si masat e ujit merrnin me vete krejt cfare kishin perpara.

Nga helikopteri mund te shihet se si deti ka vershuar fushat dhe merr me vete edhe makinat. Keto jane pamje te regjistruara ne afersi te qytetit Sendai rreth pese kilometra larg detit. Nga valet jane prekur edhe ndertesat e larta.

Ne nje vend vala arrin ne dhjete metra lartesi

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje te marra nga televizioni NHK Fillimisht u tha se fuqia e termetit ishte 79 balle dhe u korigjua me vone me 84 balle te shkalles Richter. Ky termet shkaterrimtar ka shkaktuar vale disa metra te larta ne nje vend vala ishte dhjete metra e larte. Me gjithe masat mbrojtese te ndermarra me heret jane permbytur pjese te medha bregdetare. Deri tani eshte konfirmuar vdekja e nje personi nderkohe qe flitet per disa te zhdukur. Pritet qe numri i te lenduarve te jete i madh. Ne prefekturen Miyagi termeti ka arritur nje fuqi prej gjashte plus ne shkallen japoneze per matjen e termeteve prej 1 deri ne 7. Te dy impiantet per prodhimin e energjise berthamore jane vene me kujdes jashte funksionit. Ne kryeqytetin Tokio shtepite u lekunden per minuta te tera. Furnizimi me rryme elektrike pesoi pjeserisht kolaps. Aeroporti i Tokios u mbyll. Ne shume pjese te vendit qarkullimi hekurudhor dhe ai ajror u pezulluan. Autostrada Tohuku ne veri te vendit eshte demtuar rende ne disa vende. Nje rafineri ne Chiba ne afersi te Tokios eshte perfshire nga flaket e zjarrit.

Qeveria japoneze mblidhet ne takim krize

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje te marra nga televizioni NHK Sot ka ndodhur nje termet i rende i nje fuqie prej 84 balle i cili ka shkaktuar deme te medha tha kryeministri Naoto Kan. Qeveria japoneze eshte mbledhur ne nje takim krize dhe i ka bere thirrje popullsise qe te ruaje qetesine. Nderkohe jane mobilizuar edhe forcat e vetembrojtjes per te mbeshtetur ekipet shpetimtare.

Autor Peter Kujath / Esat Ahmeti

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›