E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Kosovë-Serbi, arrihet në parim marrëveshja

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sonte se “në parim është arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por ajo nuk është konfirmuar ende”.

Më tej në një deklaratë për media ajo vlerësoi se kjo është një “ngjarje e madhe”.

Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë u mbajtën sot në Bruksel. Ndërmjetësues në këtë dialog është Bashkimi Evropian.

Sipas Edita Tahirit, me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me këtë marrëveshje, sipas saj, “janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës”.

Ajo theksoi, se duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tash pritet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›