Fukushima ishte e papërgatitur për tsunami

Tsunami gjigant i 11 marsit, i cili ishte iniciuar nga tërmeti shkatërrues prej 9 shkallësh të Richterit, i kishte kaluar muret mbrojtëse të centralit Fukushima, në bregun e Oqeanit Paqësor, rreth 240 kilometra në veri të Tokios, duke shkatërruar kështu sistemin e tij të ftohjes dhe shkrirjen e bërthamës së reaktorëve.
"Tsunami që na goditi ishte shumë më i madh seç pritnim”, tha zëvendëspresidenti i kompanisë TEPCO, Masao Yamazaki, derisa po prezantonte vlerësimin e përkohshëm për atë që ndodhi në central dhe për masat e ndërmarra për sanimin e fatkeqësisë, njoftoi Reuters.
TEPCO i përsëriti vlerësimet e mëparshme, duke përkujtuar se tsunami që goditi centralin (diku diku) arrinte mbi 15 metra lartësi, duke e tejkaluar kështu lartësinë 10-metërshe të mureve mbrojtëse.