Merkel kërkon një union fiskal

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, euroja është më e fortë se ish-valuta e Gjermanisë, marka gjermane.
Nga ana tjetër, meqë evropianët kanë kaluar një maratonë të gjatë e të mundimshme për ta rikthyer stabilitetin e humbur të euros, ajo duhet të shpëtohet gjithsesi.
“Zgjidhja e krizës së borxheve është një proces që mund të marrë vite të tëra”, ka thënë Merkel gjatë fjalimit para Parlamentit Gjerman, derisa ka bërë thirrje për një qasje që çon drejt integrimit fiskal më të qëndrueshëm të Eurozonës, por edhe për një disiplinë më të ashpër buxhetore.
Po ashtu, Merkel bëri të ditur se gjatë samitit të javës së ardhshme të BE’së, Franca dhe Gjermania do të propozojnë ndryshim të traktateve të Unionit, në mënyrë që të parandalohet ndarja eventuale e Eurozonës.