Bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshja në prag të nënshkrimit

Burime të “Kohës Ditore” nga takimi Prishtinë - Beograd, që ka rifilluar sot në Bruksel, kanë thënë pasditen e të premtes se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është pothuaj e sigurt se do të arrihet në orët në vijim.
Sipas këtyre burimeve, presioni i madh që është bërë gjatë tri ditëve rresht në tavolinën e bisedimeve, por edhe jashtë saj, me Beogradin të cilit i është kushtëzuar progresi në arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE me arritjen e kësaj marrëveshjeje, ka rezultuar me përafrim të pozicioneve, që tashmë duket se mjafton për ta konsideruar marrëveshjen për menaxhim të kufijve punë të kryer.
Zyrtarisht dialogu ka vazhduar edhe të premten, dhe deri në këto çaste marrëveshja nuk është deklaruar e arritur, ndërsa burimet kanë thënë se arritja e marrëveshjes nuk përmbush plotësisht kërkesat e Gjermanisë ndaj Serbisë, kështu që vë në pikëpyetje sigurimi i statusit kandidat i BE-së për Serbinë.