Tahiri: Menaxhimi i interguar i kufinjve, model evropian

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar nga Brukseli se Prishtina e ka paraqitur propozimin për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, të cilin e ka pranuar ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Robert Kuper, por është refuzuar nga Serbia.
Zonja Tahiri tha se vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nuk mund të kenë pozitë të veçantë, siç kërkon Beogradi, por me Menaxhimin e Integruar të Kufijve, për të cilin angazhohet Kosova, duhet të përfshihen të gjitha vendkalimet kufitare në Kosovë.
Sipas propozimit prishtinas për këtë çështje, ajo tha se do të nënshkruhej protokolli nga të tre palët: Kosova, BE dhe Serbia, ndërsa të “dy shtetet do të vepronin në harmoni me autorizimet e tyre ligjore”, me qëllim që të sigurohet liria e lëvizjes së njerëzve dhe e mallrave.