E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Kosovë-Serbi vijojnë në nëntor

Bisedimet Kosovë–Serbi do të vazhdojnë gjatë muajit nëntor. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, pranoi se aty do të diskutohet për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. BE të shtunën publikoi fotografinë nga takimi Thaçi –Daçiç.
 

Bashkimi Europian ka publikuar të shtunën, me një ditë vonesë, fotografinë nga takimi Thaçi-Daçiç, i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton.
 

Baronesha Ashton ka arritur të bind Thaçin dhe Dacic që të vazhdojnë bisedimet duke njoftuar se një takim i ri mes dy kryeministrave mund të ndodhë së shpejti. Madje Dacic ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë gjatë nëntorit.
 

Por, Brukseli nuk ka saktësuar se cilat do të jenë temat që Prishtina dhe Beogradi do t`i diskutojnë gjatë bisedimeve.
Të shtunën Dacic ka thënë se Serbia do të dalë me platformën e saj të bisedimeve javën e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›