E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish të përndjekurit, Kollçaku: Do vetëdigjem, po nuk u riktheva në grevë

Ish i përndjekuri politik, Agim Kollçaku, i cili ndërpreu grevën një natë më parë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nuk është lejuar të rikthehet në grevë.
 

Mëngjesin e sotëm ai është kthyer pranë tendave, ku po qëndron brenda ambulancës së spitalit, pasi nuk është lejuar tu bashkohet 6 grevistëve të cilët vijojnë grevën në cadra. Gjatë një prononcimi për mediat Kollçaku u shpreh i revoltuar, duke kërcënuar se do të vetëdigjet nëse nuk lejohet të kthehet në cadra.
 

Ish-të përndjekurit politike vijone sot diten e 30-të të grevës së urisë. Edhe pse Gjykata e Tiranës ka urdheruar nderprerjen e greves, grevistet nuk pranojne te levizin nga tendat pa iu plotesuar kerkesat dhe pa nisur dialogu i pritshem me qeverine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›