E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Kosovë-SerbiContryman: Do marr pjesë si i ftuar

SHBA- Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se do të marrin pjesë me statusin e të ftuarit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje praktike që pritet të fillojë të martën në Bruksel.

Në një konferencë për gazetarët në Uashington, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tomas Contryman, tha se dialogu pritet të fillojë në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe se në emër të qeverisë amerikane ai do të marrë pjesë në me statusin e të ftuarit.

“Ne do të jemi të pranishëm me ftesë të Bashkimit Evropian”.- tha ai duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë te Bashkimi Evropian për ndërmjetësimin e dialogut për arritjen e përmirësimeve reale në jetën e përditshme të qytetarëve si të Kosovës edhe të Serbisë. Ne tha Contryman, presim që të shohim diskutimin e çështjeve praktike dhe jo politike në këtë dialog duke theksuar se në këtë dialog nuk do të diskutohet rreth statusit. “çështja e statusit tashmë është vendosur dhe ky është një fakt i njohur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shprehu opinionin e saj duke afirmuar se statusi i Kosovës nuk mund dhe nuk do të ndryshojë si rrjedhojë e këtij dialogu”, tha Contryman.

Ai bëri thirrje që parlamenti i Kosovës të diskutojë me realizëm mbi dialogun e pritshëm me Beogradin. Zyrtari i lartë amerikan tha se bisedimet Prishtinë-Beograd do të zgjasin për aq kohë sa palët të vazhdojnë të demonstrojnë vullnetin politik për të zgjidhur probleme të vështira dhe të arrijnë zgjidhje krijuese.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›