Kuvendi shtyn miratimine rezolutës për dialogunKosovë-Serbi
PRISHTINË- Kanë përfunduar debatet në Kuvendin e Kosovës, lidhur me bisedimet me Serbinë. Kryetari Krasniqi tha se janë 2 rezoluta nga dy grupe te ndryshme parlamentare, të cilat pritet të harmonizohen në një draft të vetem që do të votohet të enjten në parlament.
Gjatë seancës ka patur kundërshtime për shkelje të rregullores nga LDK. Kjo e fundit ka propozuar që axhenda, temat e bisedimeve me Serbinë të marrin fillimisht aprovimin e parlamentit. Gjithesesi u votua që nga debatet të dalë një rezolutë.
Ndërkohë që edhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që bisedimet me Serbinë të mos zhvillohen, përderisa Serbia të mos e njohë shtetin e Kosovës. Kundër dialogut është pozicionuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ardian Gjini kërkoi përgjigjeje në pyetjen se çfarë do të përfitojë Kosova nga këto bisedime.
Partitë opozitare nuk e shohin dialogun prioritet të Kosovës, por qëndrimi i tyre zyrtar do të mësohet gjatë seancës parlamentare. Përveç anëtarëve të opozitës, dialogun me Beogradin e shohin me dyshim edhe deputetë nga koalicioni qeveritar. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka thënë se nuk ka ndonjë dokument apo draftrezolutë të deponuar në Kuvend për bisedimet teknike mes Prishtinës e Beogradit. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një rezolutë të miratohet në fund të seancës, pas debatit të deputetëv.
ORA 16.50- THAÇI: BISEDIMET KOSOVË- SERBI DETYRIM KOMBËTAR
Kreu i qeverisë vlerësoi se i tërë ky proces do të rezultojë me njohjen e Kosovës edhe nga 5 vendet e tjera të Bashkimit Evropian që ende se kanë bërë këtë, si dhe përshpejtimin e procesit për liberalizimin e vizave. Thaçi ndërsa qartësoi se nuk do të ketë bisedime për statusin politik të Kosovës ai sqaroi se përgatitjet për dialog kanë filluar që vitin e kaluar dhe Kosova dëshiron që kjo cështje të mbyllet sa me shpejt.
Ky dialog sipas tij është një detyrim ndërkombëtar i Kosovës dhe Serbisë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Thaci i është përgjigjur akuzave se po largon Prishtinën nga Tirana, duke kujtuar se autoritetet në Shqipëri kanë përshëndetur dialogun duke shprehur mbështetje për Kosovën.
ORA 12.14:- KUVENDI DEBATON PËR NEGOCIATAT KOSOVË- SERBI
Kuvendi i Republikës së Kosovës po diskuton për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Seanca mbahet me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, ndersa kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar deputetet që ta mbështetësin dialogun, pasi sipas tij kjo është e domosdoshme për integrimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian dhe në NATO.Seanca është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq grupet parlamentare të koalicionit qeveritar pritet të propozojnë aprovimin e një rezolute, e cila përmban “vijat e kuqe” të Prishtinës në bisedimet me Beogradin. Megjithëse Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar javën e kaluar Edita Tahirin si shefe të delegacionit të Kosovës, edhe janë mbajtur disa takime konsultative me Lehtësuesin e BE’së, Robert Cooper, ekipi kosovar nuk mund të udhëtojë në Bruksel nëse shumica e deputetëve do të deklarohen kundër bisedimeve.
Në fjalën e tij Kryeministri Thaci ka përmendur nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si me të gjitha vendet e tjera. Ai ka thënë se në këtë dialog integriteti territorial është i panegociueshëm dhe u ka kërkuar deputetëve që të mbështesin këtë dialog. “Kemi arritur bashkë deri këtu dhe bashkë do të shkojmë më tutje drejt integrimeve euroatlantike”, tha kryeministri.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka propozuar miratimin e një rezolute nga Kuvendi në mbështetje të bisedimeve.
Ndërkohë, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar, Ismet Beqiri, ka thënë se negociatat me Serbinë kanë përfunduar dhe se bisedime nuk mund të zhvillohen nëse nuk ka një agjendë të saktë se çka pritet nga ato bisedime.
“LDK-ja konsideron se Kosova i ka përfunduar negociatat me Serbinë për statusin politik të Kosovës dhe nuk ka kthim prapa. Ne konsiderojmë që duhet të saktësohen parimet për çështjet që nuk mund të diskutohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të zhvillohen biseda që dalin jashtë Kushtetutës së Kosovës”, ka theksuar Beqiri.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që bisedimet me Serbinë të mos zhvillohen, përderisa Serbia të mos e njohë shtetin e Kosovës. Për këtë qëllim, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka parashtruar edhe një draft rezolutë për miratim para Kuvendit.
Kundër dialogut është pozicionuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkohë, debati në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar. Kuvendi ka para vetes dy draft-rezoluta, njëra në mbështetje dhe tjetra kundër nisjes së bisedimeve dhe se miratimi i njërës prej tyre varet nga mbështetja e shumicës në Kuvend.
(NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tahiri: Bisedime vetëm për çështje teknike statusi është mbyllur