E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,Haxhinasto merr pjesë në konferencën për Europën Juglindore

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto niset sot në Kosovë për konferencën ndërkombëtare "Europa Juglindore në epokën multipolare".
 

Gjatë vizitës në Prishtinë, Haxhinasto do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Evropa Juglindore në epokën multipolare". Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punët e Jashtme, me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
 

Në këtë konferencë ministri Haxhinasto do të mbajë një fjalim lidhur me sfidat e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE dhe realitetin e ri që ka sjellë pavarësia e Kosovës në stabilitetin rajonal.
 

Të pranishëm në këtë konferencë janë ministrat e Jashtëm të Turqisë, Bullgarisë, Malit të zi, Maqedonisë, Kosovës etj, ish-ministra të jashtëm, studiues për çështjet e Ballkanit në institute, universitete dhe OJQ nga Britania, Gjermania, Rusia (Akademia e Shkencave) Hungaria, Serbia, Turqia, Shqipëria, Serbia, përfaqësues të BERD, gazetarë etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›