E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, Stefanoviç dhe Kuper takohen në Vjenë

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, ka takuar sot në Vjenë ndërmjetësuesin e BE-së, Robert Kuper.

Takimi është pjesë e përgatitjeve për raundin e ardhshëm të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, burime nga BE-ja të cituara nga mediat kosovare theksojnë se temë kryesore gjatë këtij takimi ishte përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Këto janë kushtet kryesore që Këshilli i Ministrave të BE-së të sjellë vendim pozitiv për kandidaturën e Serbisë si anëtare e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›