E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Serbia, zgjedhje edhe në Kosovë

Sekretari për Kosovën në qeverinë e Serbisë Oliver Ivanoviç theksoi sot se duhen zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për planin 4-pikësh të presidentit serb, Boris Tadiç.

Ai theskoi se për të arritur ndonjë kompromis së pari duhet të zgjidhen Qeveri të forta në të dyja vendet, ndërsa për këtë duhet edhe miratimi nga ndërkombëtarët.

Duhet pranuar realiteti se serbët në pjesën veriore nuk e pranojnë Prishtinën, por i besojnë vetëm qeverisë së Serbisë, ka thënë ai, për të shtuar se shkëmbimi i territoreve as që diskutohet.

Ai është i bindur se zgjedhjet parlamentare dhe ato për president të Serbisë do të mbahen jo vetëm në veri, por edhe në pjesën tjetër të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›