Bisedimet Uashington-Moskë në Stamboll, DASH: Zhvillim konstruktiv

Pwrmes njw deklarate zyrtare Departamenti Amerikan i Shtetit i ka konsideroi bisedimet e 10 prillit midis Uashingtonit dhe Moskës në Stamboll si “qasje konstruktive”.
Konsultimet me dyer të mbyllura zgjatën rreth gjashtë orë. Zyrtarët nga të dy delegacionet ranë dakord qw të vazhdojnë diskutimet për sigurimin e shërbimeve bankare të qëndrueshme për misionet diplomatike ndwrsa wshtë planifikuar një takim pasues.
SHBA-ja përsëriti gjithashtu shqetësimin e saj për ndalimin e punësimit tw personelit lokal për ambasadën e saj në Moskë, duke e quajtur atë “pengesën kryesore për ruajtjen e niveleve të qëndrueshme tw personelit”.
Në të njëjtën ditë, të dy vendet kryen një shkëmbim të burgosurish në Abu Dhabi. Rusia liroi Ksenia Karelina, një shtetase amerikano-ruse, e cila ishte dënuar me 12 vjet burg për tradhti pasi dhuroi 51.80 dollarë për organizatën jofitimprurëse ukrainas-amerikane “Razom”. Moska e akuzoi atë për financimin indirekt të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Në këmbim, Uashingtoni thuhet se liroi Artur Petrov, një shtetas gjermano-rus, i cili u arrestua në Qipro në vitin 2023 me kërkesë të SHBA. Petrov u akuzua për eksportimin e mikroelektronikës së ndjeshme amerikane.
Bisedimet në Stamboll pasojnë takimet e mëparshme mbi operacionet e ambasadave të mbajtura më 27 shkurt dhe raundet e veçanta të diskutimeve për paqen në Arabinë Saudite.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili mori detyrën në fillim të këtij viti, ka marrë lëvdata nga Moska për përpjekjet e tij për të rivendosur marrëdhëniet dypalëshe, pavarësisht luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
/rtsh.al/