E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet arrihet ne parim marreveshja


Prishtina dhe Beogradi kanë arritur të premten në parim një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve, por ajo nuk është konfirmuar ende.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e delegacionit kosovar Edita Tahiri, e cila në një intervistë për “RTK” e ka vlerësuar marrëveshjen në fjalë si një “ngjarje të madhe”.

“Me menaxhimin e integruar të kufirit përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Ajo ka theksuar më tej se, duke marrë Në marrëveshje përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje janë mbrojtur interesat kombëtare dhe Kushtetuta e Kosovës

Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator kosovar parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këtë proces bisedimesh, gjasat për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave janë të mëdha.

Ndërsa shefi i delegacionit kosovar, Borisllav Stefanovic ka deklaruar se pala serbe paraqiti në këtë raund bisedimesh një seri propozimesh, që sipas tij tregojnë se nuk është Beogradi ai që po pengon dialogun.

Lidhur me deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel, se Serbia nuk i ka plotësuar ende kushtet për në BE, Stefanovic ka theksuar se pala serbe ndodhet në Bruksel pikërisht për t’i plotësuar ato.

Ai është shprehur optimist se në samitin e 9 dhjetorit të BE-së, zyrtarët evropianë do të marrin një vendim pozitiv për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë.

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës kanë ulur ndjeshëm shanset që Serbia të sigurojë një status të tillë, që do ta afronte me Bashkimin Evropian më shumë se vendet e tjera të Ballkanit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaci: S’lëshojmë pe për kufirin
Kryeministri kosovar deklaron se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e veriut të vendit megjithëse mungojnë vizitat e tij në Mitrovicë. Veriu, dështon takimi KFOR-Ristic
Kryetari i komunës paralele të Zubin Potokut, Sllavisha Ristic nuk ka rënë dakord me përfaqësuesit e KFOR-it për zhbllokimin e situatës në veri të Kosovës. Drews: Nuk tolerojmë më
Gjenerali Erhard Drews ka deklaruar se KFOR-i nuk do të tolerojë më asnjë akt dhune ndaj ushtarëve të tij, që janë vendosur për ruajtjen e sigurisë në veri të Kosovës. Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
Gazeta "The Guardian" në shkrimin me titull “BE duhet të përballet me krizën në veriun e Kosovës”, shkruan se përleshjet në territoret e diskutueshme tregojnë se përpjekjet e keqkonceptuara për të zgjidhur problemet mund të kene pasoja të përgjakshme. SHBA: Shqetësim për zhvillimet në veri
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker deklaron se Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë sfidat për të qenë në një hap me vendet e tjera europiane.

Lajmet kryesore

Votohet kryesia e kompromiseve
PS mbledh Asamblene. Zgjidhen strukturat drejtuese
Falsifikimi me gjakmarrjen
KESH, importi i shtrenjtë
Rregullorja e re e Kuvendit, nis punën komisioni

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›