E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet e para pas tre vjetesh

Bruksel 8 Mars 2011/ Augustin Palokaj 8211 Ndonese me disa vonesa dialogu ndermjet Prishtines dhe Beogradit megjithate do te filloje te marten me 8 mars ne seline e Keshillit te Bashkimit Evropian ne Bruksel.

Kete e kane konfirmuar te marten pasdite perseri burime te Bashkimit Evropian duke thene se plani i pare qe dialogu te nise te marten ne oren 15 nuk eshte realizuar per shkak te vonesave nga ana e delegacionit te Kosoves.

Mirepo sipas burimeve te BE-se asnjehere nuk eshte vene ne pikepyetje nisja e dialogut te marten.

Te njejtat burime pohojne se dialogu do te nise te marten dhe do te behet nje bisede rreth dyoreshe per te vazhduar te merkuren po ashtu ne Bruksel.

Nga ana e Bashkimit Evropian pritet qe te merkuren te dilet me nje komunikate lidhur me nisjen e dialogut.

Nderkohe burime te Bashkimit Evropian perserisin se temat e pergjithshme te dialogut qe nise te marten dhe do te zgjase nje kohe te pacaktuar do te jene ceshtje te lidhura me lirine e levizjes bashkepunimin rajonal dhe po ashtu edhe ceshtje qe kane te bejne me sundimin e rendit dhe ligjit.

Qellimi i gjithe ketyre temave eshte qe te arrihet nje bashkepunim me i mire rajonal ne rajonin e Ballkanit Perendimor dhe qe Prishtina dhe Beogradi te afrohen me shume me Bashkimin Evropian.

Nga ana e Bashkimit Evropian dialogun do ta kryesoje Robert Kuper qe eshte zyrtar i larte ne Keshillin e Bashkimit Evropian ne zyren e perfaqesueses se larte per politike te jashtme dhe siguri Ketrin Eshton.

Bashkimi Evropian edhe te marten me 8 mars e ka pershendetur gatishmerine Beogradit dhe Prishtines per tu angazhuar ne nje dialog qe BE-ja e quan konstruktiv. /RFE/

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›