E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Dialogusjell Kosovën eSerbinë më afër BE

PRISHTINE- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Kethrin Ashton, është e bindur se dialogu nuk mund të jetë i dëmshëm për Kosovën, ndërsa thotë se shpresa e saj është që bisedimet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të këtij vendi, sikurse të sjellin Kosovën dhe Serbinë më afër Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Ashton nënvizon se gjithçka varet prej përkushtimit dhe fleksibilitetit të cilin të dy palët do ta sjellin në tavolinën e dialogut. Në intervistën për gazeten Kosovare “Koha Ditore”, Ashton thotë se garancitë për Kosovën se dialogu nuk do të dëmtojë rendin kushtetues është vetë pjesëmarrja e Kosovës në tavolinën e bisedimit.

“Dialogu ende nuk ka nisur, është shumë herët që të flitet për specifikat e vështirësive të çështjeve në këtë fazë. Por cilëndo çështje që të diskutoni duhet të niseni nga realiteti.” Përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton i tha “Kohës Diotore” se ka besim të plotë te kryeministri Thaçi dhe me kënaqësi pret te takojë presidentin Pacolli. Nëse rezultatet e dialogut janë aq të mirë sa unë pres që të jenë, jam e sigurt se të gjithë, opozita, shoqëria civile, sikurse edhe Qeveria, do të jenë të gatshëm në zbatimin e tyre. Ne të gjithë duam të shohim Kosovën që të lëvizë përpara u shpreh Ashton.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›