Bisedimet e paraPrishtinë-Beogradzgjasin dy ditë
PRISHTINE- Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis Prishtinës dhe Beogradit, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të fillojnë të martën në Bruksel dhe do të zgjasin dy ditë, thuhet në njoftimin e BE-së.
Agjencia Associated Press raportoi se me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, bisedimet do të përqendrohen në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërkaq çështjet politike do të shmangen.
Delegacionin e Prishtinës do ta kryesojë nënkryetarja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanovic.
(m.a/tg/BalkanWeb)