Bisedimet me Serbine pas zgjedhjeve

Kryetari i Parlamentit te Kosoves njeheresh edhe ushtrues i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se do te ishte ne interes edhe te politikes edhe te atyre qe duhet ti mbikeqyrin bisedimet qe ato te zhvillohen kur Kosova ti kete institucionet e dala nga zgjedhjet e reja.
Por kur do te mbahen ato Zoti Krasniqi tha se javen qe vjen mund te percaktohet data e sakte e tyre. Data perfundimtare do te vendoset mbi bazen e asaj qe e percakton Kushtetuta. Mandati im eshte gjashte muaj dhe brenda ketij afati duhet te kryhen zgjedhjet. Kam kerkuar nje informim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe te mi jape afatet qe duhen pas dites zgjedhore per te qene ne afatin e zgjedhjes se institucioneve qe dalin nga zgjedhjet e lira u shpreh zoti Krasniqi.
Nje pjese e partive politike kane kerkuar fillimisht reforma ne sistemin zgjedhor qe ne radhe te pare nenkupton permiresime ne ligjin e zgjedhjeve ndryshimet ne te cilin jane kerkuar edhe nga ekspertet e Bashkimit Europian pas zgjedhjeve lokale te vitit te kaluar. Grupi punues per zgjedhjet ne debatet e deritashme ka propozuar pak ndryshime duke i kushtezuar edhe nga koha e shkurter.
Zoti Krasniqi tha se propozimet per ndryshime ne ligjin zgjedhor mund te miratohen me procedure te pershpejtuar. Partite politike kane qendrime te ndryshme sa i perket kohes se zgjedhjeve te parakohshme. Derisa Lidhja Demokratike e Kosoves kerkon qe ato te ndodhin ne muajin mars drejtuesit e Partise Demokratike te cilet fillimisht kishin kerkuar qe zgjedhjet te mbahen sivjet kerkojne qe ato te mbahen ne fillim te vitit qe vjen.
Respektoj kerkesat e subjekteve politike por te gjithe edhe une edhe subjektet politike jane te obliguara ta respektojne Kushtetuten theksoi zoti Krasniqi. Sipas Kushtetutes kryetari i Parlamentit mund te ushtroje detyren e Presidentit te vendit jo me shume se gjashte muaj. Mbeshtetesit e idese qe zgjedhjet te mbahen ne fund te janarit apo ne fillim te shkurtit thone se ato duhet te mbahen te pakten 45 dite para skadimit te tij per tu krijuar hapesire procesit te numerimit dhe vertetimit te rezultateve te tyre. Zgjedhjet e parakohshme mbeten zgjidhja e vetme per situaten e krijuar ne Kosove pas doreheqjes se Presidentit Fatmir Sejdiu javen e kaluar.
Lidhja Demokratike e Kosoves pret qe ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi te shpalle mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne muajin mars. LDK-ja i ka kushtezuar partnerit qeverises PDK-se te mos mbahen zgjedhje gjate ketij viti. Kjo per shkak se LDK-ja e Fatmir Sejdiut eshte ne procesin e brendshem zgjedhor per zgjedhjen e strukturave te reja drejtuese dhe kryetarit te ri te partise. Anetari i kryesise se kesaj partie Ismet Beqiri nuk ka dashur ti komentoje keto mirepo ka thene se LDK-ja eshte per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne mars te 2011-s per ti ikur manipulimeve gjate votimeve.
Ai nuk eshte shprehur nese LDK-ja eshte kunder nje koalicioni te ri me PDK-ne pas zgjedhjeve te parakohshme por ka deklaruar se PDK-ja mbetet partia rivale e LDK-se. Qe nga 10 shtatori LDK-ja ka nisur fushaten e brendshme zgjedhore ndersa pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga funksioni i Presidentit ky i fundit tani po i drejton mbledhjet e kryesise se partise. Aktualisht Sejdiun eshte duke e sfiduar vetem ministri i Shendetesise Bujar Bukoshi i cili nga rezidenca e ish-liderit te LDK-se Ibrahim Rugova ka shpallur kandidaturen per kryetar te LDK-se.