E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani arsimtaretne proteste perplanin e kursimit

BUKURESHT- Rreth 6 500 arsimtare rumune sipas xhandarmerise manifestuan sot ne Bukuresht per te protestuar kunder zvogelimit me 25 per qind te pagave te tyre ne kuadrin e nje plani kursimesh dhe kerkuan te merren me teper ne konsiderate.

Vitin e kaluar ne te njejten periudhe paga ime neto mujore ishte 1 800 lei 421 euro sot pas shkurtimit me 25 per qind dhe heqjes se disa shperblimeve ajo eshte 1 200 lei 281 euro. Ia dalim vetem fale ndihmes se familjes i shpjegoi AFP-se Oana Leauta pedagoge e matematikes ne nje lice ne Bukuresht e cila ka ardhur te manifestoje perpara selise se qeverise. Ne skemen e re te pagave mesuesit jane ne shkallen e fundit kjo nuk eshte normale shtoi ajo.

Lideret e Federates se sindikatave te lira te arsimit FSLI te cilet prisnin pjesemarrjen e 10 000 personave shprehen keqardhjen qe sipas tyre qeveria e qendres se djathte te kryeministrit Emil Boc ka nenshkruar vdekjen e arsimit.

Manifestuesit therrisnin per doreheqje duke u drejtuar per nga selia e ekzekutivit. Sipas xhandarmerise rreth 1 500 manifestues te dy federatave te tjera sindikale protestuan gjithashtu perpara pallatit presidencial te Traian Basescu-t.

Qeveria rumune qe po perballet me nje krize ekonomike te ashper qe prej fundit te vitit 2008 vendosi te zbatoje nje ulje pagash te sektorit publik prej 25 per qind qe prej muajit korrik. Rumania po perfiton nje ndihme urgjente prej 20 miliarde eurosh nga Fondi Monetar Nderkombetar FMN nga Bashkimi Evropian dhe nga Banka Boterore ne kembim te nje numri reformash dhe te nje kontrolli te rrepte te deficitit publik.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›