Bisedimet, rikthehet Serbia

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper, ka arritur t`i bindë zyrtarët serbë që të kthehen në dialog. Ky fakt është konfirmuar nga shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic.
“Në bisedën me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, është arritur pajtimi që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë”, ka thënë Stefanovic. Sipas tij mund të gjendet një zgjidhje edhe për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, “por sigusrisht që nuk duhet të priten mrekulli për këtë”, ka theksuar Bogdanoviç.
Konfirmimin për dialog e dha edhe Minsitri për Kosovën Goran Bogdanovic, i cili u takua me Cooper gjatë ditës. Gjithashtu sipas tij është rënë dakort që nevojitet një hetim i pavaruar lidhur me incidete në Jarinjë, dhe se KFOR dhe EULEX duhet të jenë në kontakt edhe me serbët lokalë në veri.
“Ne kemi rënë dakort që situata në veri të Kosovës është e papranueshme. Gjitashtu ramë dakort që dialogu duhet të rifillojë sa më shepjt të jetë e mundur, për të zgjidur problemet në Kosovë, përfshirë dhe veriun” ka thënë Bogdanovic. Sipas tij Serbia nuk ak asgjë kundër KFOR dhe EULEX , dhe lirinë e tyre të lëvizjes. Por ata nuk mund të kenë këtë drejtë që të transportojnë oficerë kosovarë, apo të mbyllin rrugët alternative dhe parandalimin e personave për marrjen e ushqimeve bazë” ka thënë Bogdanovic