E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri gra fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Ato u bënë gjerësisht të njohura për “luftën jo të dhunshme për sigurinë e grave dhe për të drejtat e grave për pjesëmarrje të plotë në punën paçebërëse”.

Zonja Sirleaf është gruaja e parë e zgjedhur si kryetare e shtetit, zonja Gbowee është një aktiviste për paqe, ndërsa zonja Karman është udhëheqëse në lëvizjen prodemokracisë në Jemen.

72-vjeçarja Sirleaf u zgjodh Presidente në vitin 2005, pas përfundimit të luftës civile 14-vjeçare. Më parë ka theksuar se do mbajë postin vetëm për një mandat, por vitin tjetër do të konkurrojë përsëri./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-07 11:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›