E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bëj kontrollin, shpëto jetën dhe familjen”, marshim për kancerin e gjirit

Parandalimi i kancerit të gjirit mbetet sfida më e rëndësishme e mjekësisë shqiptare. Nën moton "Bëj kontrollin shpëto jetën”, me qindra gra i janë bashkuar thirrjes së kryeparlamentares Topalli në marshimin "Ecja për jetën". Mjekët onkolog duke folur për këtë sëmundje thanë se beteja me kancerin e gjirit nuk është gjithmonë e humbur nëse ajo kapet në kohë mund të parandalohet.
Gjatë fjalës së saj zonja Topalli bëri thirrje për të gjitha gratë që të jenë të kujdeshme dhe të bëjnë kontrolle të vazhdueshme në emwr të jetës dhe të dashurisë për familjen.
“Bëj kontrollin, mbro jetën tënde, mbro familjen” është një frazë e thjeshtë, por me shumë kuptim. Jo vetëm për ne si gra, natyrisht për vajzën, për djalin që kemi në familje, për prindërit që kemi në familje, për ato që na duan, për ato që vuajnë kur na shohin, pjesëtarin e familjes që përballet me një sëmundje të vështirë” ka theksuar Topalli.
Edhe bashkëshortja e kryeminsitrit , zonja Liri Berisha dha mesazhin e saj me këtë rast për të gjitha gratë.
“Është shumë më e lehtë dhe më pa dhimbje të parandalosh sesa të kurosh. Ndoshta ka ardhur koha që kontrolli i kancerit të gjirit të futet në depistimet e detyrueshme, sepse mendoj se gra të shëndetshme do të sjellin breza të shëndetshëm,” tha zonja Berisha.
Marshimi i grave nisi nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe vijoi përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t`u ndalur përpara ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit. Ftesës së zonjës Topalli iu përgjigjën edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, gra deputete, si dhe dhjetëra gra të shquara nga fusha të ndryshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›