E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, serbët e Kosovës kërkojnë pjesëmarrjen e Rusisë

Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës ka kërkuar që në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit, përveç zyrtarëve të BE-së dhe të SHBA-ve, të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe të Rusisë.

“Presidenti Tadiç dhe Qeveria e Serbisë duhet të këmbëngulin në praninë e tyre me çdo kusht, sepse vetëm pjesëmarrja aktive e OKB-së dhe e Federatës Ruse mund të pengojë planin anti-serb të Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli.

Ndërkohë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të nisin 8 mars në Bruskel kur shefat e grupeve të ekipeve negociatore të dy vendeve do të takohen për të diskutuar për çështje teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›