E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet serbet optimiste

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi nisën ditën e dytë të dialogut në Bruksel. Njësoj si një ditë më parë, Edita Tahiri, kryesuesja e palës kosovare, shmangu daljen para gazetarëve, të cilët morën informata kontradiktore vetëm nga Borko Stefanoviç.

“Jemi më larg një marrëveshjeje pasi Prishtina po mban qëndrime maksimaliste dhe të ngurta, por ju mos u largoni shumë pasi sot mund t’i mbyllim më shpejt bisedimet”, ka deklaruar kryesuesi i palës serbe, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje.

Një gjë e tillë do të ndihmonte Serbinë për marrjen e statusit kandidat, për të cilin nga vendet anëtare po zhvillohen bisedime paralele me dialogun e Brukselit.

Ministri i Bisedimet Kosovë-SerbiSerbia në ethe për integrimin Nëntë orë bisedime në Bruksel“Fusnota”, VV paralajmëron protestë Jashtëm gjerman pritet të vizitojë Beogradin, ndërsa tre vende të BE-së, Franca, Italia dhe Austria në një letër drejtuar Përfaqësueses së Lartë, Ashton dhe 24 kryeqyteteve të tjera europiane kërkojnë që Serbisë t’i jepet statusi kandidat gjatë Këshillit të radhës Europian.

Përgatiti: Arta Tozaj

Bisedimet Kosovë-Serbi
Serbia në ethe për integrimin
Nëntë orë bisedime në Bruksel
“Fusnota”, VV paralajmëron protestë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›