E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon trojken e ambasadoreve

Kryetari i Partisë Socialiste priti në një takim që ka zgjatur rreth një orë, ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi, atë të SHBA, Alexander Arvizu dhe ambasadorin e OSBE, Eugene Wolfarth.

Në qendër të bisedimeve të trojkës së ambasadorëve dhe liderit socialist ka qenë reforma zgjedhore. Ambasadorët janë njohur me qendrimin e Partisë Socialiste për domosdoshmërinë që puna për këtë reformë të nisë sa më shpejt.

Kreu socialist, Edi Rama ritheksoi se PS dhe gjithë opozita është e gatshme për nisjen e punës për këtë reformë, porse kjo gatishmëri mungon në radhët e mazhorancës. Partia Socialiste shprehu shqetësimin edhe për ngërçin në reformat e Reforma zgjedhoreKuvend, debat për reformën zgjedhore Rama: Po dështon reforma zgjedhore Reforma zgjedhore tjera të nevojshme për plotësimin e prioriteteve të BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat, siç është ajo parlamentare.

Rëndësinë e reformës zgjedhore nënvizoi edhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi. Ambasadori kujtoi për këtë edhe marrëveshjen politike të muajit nëntor të vitit të kaluar mes socialistëve dhe demokratëve, një marrëveshje që zbuti retorikën politike mes dy palëve.

“Duhet të bëjmë gjithçka në dobi të perspektivës së reformës zgjedhore .Zhvilluam një takim ku u diskutua gjatë për procesin e integrimit dhe me rëndësi në këtë drejtim është reforma zgjedhore, për të cilën patëm një marrëveshje në muajin nëntor”, deklaroi ambasadori Sequi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›