E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, tre kushtet që Thaçi duhet të ketë parasysh

Nëse bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhen në nivel kryeministrash atëherë, përfaqësues i Kosovës do të jetë kryeministri Hashim Thaçi.
 

Po sa presin rezultate partitë opozitare në Kosovë nga ky përfaqësim kryeministrash dhe cilat janë kushtet e Kryeministrit Hashim Thaçi, të cilat duhet ti bëhen Serbisë.
 

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka dashur të komentojë në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në dialog dhe kushtet të cilat duhet ti cekën Serbisë. Por në anën tjetër kjo parti ka kërkuar referendum në lidhje me dialogun politik, ku Isa Mustafa kryetar i kësaj partie tha se `nëse duhet të hyhet në biseda të reja, përgjigjja duhet të merret përmes referendumit`.
 

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se pa marrë parasysh kush e përfaqëson, duhet ta ketë parasysh se nuk ka drejtë të flasë për Kosovën si për pronën e tij private.
 

“Prej platformës deri te përfaqësimi. Asnjë individ nuk ka të drejtë të flasë për Kosovën si për pronën e tij private”, theksoi Ernest Luma, zyrtarë për informim në AAK.
 

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës duket thënë se Kryeministri po e qet dialogun si një kërkesë ekzistenciale të Washingtonit dhe të Brukselit, e që në të vërtetë sipas Vetëvendosjes kjo nuk është e vërtetë.
 

Deputeti i kësaj Lëvizje Glauk Konjufca, theksoi për Indeksonline se pa marr parasysh se kush e përfaqëson, marrëdhëniet nuk mund të normalizohen nëse Serbia nuk ndryshon.
 

AAK-ja dhe Vetëvendosje theksuan se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duhet të ketë parasysh se në bisedime duhet ti ketë disa kushte dhe tema te veçanta që duhet të jenë prioritet për Kosovën.
 

Ernest Luma nga AAK-ja, tha se Serbia duhet ta liroje veriun nga bandat e saja, paraprakisht, dhe te respektoje sovranitetin e Kosovës.
Ndërsa Glauk Konjufca theksoi se Serbia duhet ti plotësojë tri kushte elementare.
 

“Këto tri kushte që duhet të plotësohen janë: njohja e Serbisë për Kosovën, ndryshimi i kushtetutës së Serbisë e sidomos pikës së saj që e definon Kosovën si pjesë të Serbisë, pastaj kërkim-falja nga Serbia dhe kompensimi për dëmet e luftës që na i ka bërë, si dhe një veprim konkret për tërheqjen e strukturave kriminale të saj në Kosovë, si dhe heqja e shtypjes ndaj popullit shqiptar në Luginë të Preshevës”, theksoi Konjufca, duke shtuar se pa i plotësuar Serbia këto kushte nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve e aq më pak me bisedime e në tryezën e negociatave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›