E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Ministrat e NATO-s shqyrtojnë situatën në Kosovë

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, javën e ardhshme në Bruksel, do të shqyrtojnë situatën në Kosovë dhe veprimin e misionit KFOR, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen.

Ai theksoi se ministrat e NATO-s dhe të vendeve partnere, më 9 dhe 10 tetor do të diskutojnë për “temat kryesore të misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë”.

Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera në selinë e NATO-s për këtë takim, pritet që ministrat e mbrojtjes do të analizojnë situatën e sigurisë në Kosovë dhe do të diskutojnë për planet e mëtejshme lidhur me misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që aktualisht i ka 6 mijë ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›