E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti pret Volers, diskutojnë zhvillimet politike në Maqedoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul Wohlers, u prit sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, nga kryetari Ali Ahmeti, në një takim të rregullt pune.Bashkëbiseduesit këmbyen opinione rreth aktualiteteve politike në Maqedoni dhe në rajon duke u përqëndruar në rëndësinë e integrimeve euroatlantike për Maqedoninë si dhe në qështje tjera politike.
 

Ambasadori amerikan ripërsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin integrues të Maqedonisë në strukturat euroatlantike dhe shfaqi shpresën për një raport pozitiv nga Komisioni Evropian pas 10 diteve si dhe një vendim pozitiv nga samiti i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Dhjetor.
 

Sipas komunikatës partiake, kryetari Ahmeti gjithashtu u shfaq i kënaqur me ecurinë e dialogut paraqasës në nivel të lartë me Bashkimin Evropian që do të na mundësojë raport pozitiv dhe shpresa për avancim të procesit integrues edhe në dhjetor.
 

Kryetari Ahmeti foli rreth zhvillimeve tjera politike në vend duke theksuar që Bashkimi Demokratik për Integrim është përqëndruar në shfrytëzimin e të gjitha mekanizmave institucional për të realizuar zotimet e veta programore që tashmë janë pjesë përbërëse edhe të programit qeveritar, siq është theksuar edhe në raportin qeveritar për Marrëveshjen e Ohrit të dorëzuar pranë Komision Evropian për zgjërim. BDI angazhohet për dialog në shoqëri, zgjidhje të qështjeve nëpërmjet debatit dhe qasje konstruktive ndaj sfidave para nesh.
 

“BDI është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe përpiqet që t`i realizojë përcaktimet programore siq janë: zbatimi i MO, anëtarësim në NATO, fillim të negociatave me BE, krijim të ambientit për investime të huaja dhe vendore, marrëdhënie stabile ndëretnike, promovim të paqës, stabiltietit dhe pajtimit. Bashkëbiseduesit u dakorduan që Maqedoninë e pret një vendim i rëndësishëm në muajin dhjetor dhe vendi jonë duhet të sigurojë përkrahjen e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit gjithashtu folën për zhvillimin ekonomik të vendit me çrast Kryetari Ahmeti nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me investitor serioz, në vecanti për realizimin e Zonës së Lirë Ekonomike të Tetovës”, thekson komunikata e BDI-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›