Bisedojnë për Sirinë

Koordinatori special për Lindjen e Mesme, Frederick Hoff, u tha se do të zhvillojë bisedime në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.
Para takimit, Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ajo është në kontakte të vazhdueshme me Washingtonin zyrtar lidhur me situatën në Siri.
Rusia, një aleate kjo e vjetër e regjimit sirian, ka kohë që bashkë me Kinën po bllokon ndërmarrjen e çfarëdo lloj masash ndaj Sirisë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, gjatë javës ka ripërsëritur apelet për largimin nga pushteti të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Siria ka kohë që është përfshirë nga protestat dhe konflikti i armatosur kundër regjimit në Damask. Sipas të dhënave të OKB’së, që nga marsi i vitit të kaluar atje janë vrarë të paktën 9,000 persona.