E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 630 kilogramë kokainë

Policia italiane ka konfiskuar të premten 630 kilogramë kokainë. Droga, e kapur në një port jugore italian, ishte fshehur në një ngarkesë frutash që vinte nga Brazili.

Zyrtarë policorë të Italisë kanë konfiskuar të premten 630 kilogramë të kokainës së kualiteti të lartë.

Droga që u kap në portin jugore Gioia Tauro, në Kalabri, ishte fshehur brenda një dërgese me fruta të arrave që vinte nga Brazili, njoftoi të premten shërbimi doganor i Italisë.

Kokaina ishte paketuar në 580 paketime të vogla, të cilat ishin futur brenda në 16 thasëve gjigant të mbushur me arra që vini nga Brazili, thuhet në kumtesën e shërbimit doganor.

Kapja e një sasie kaq të madhe të kokainës ishte rezultat i një hetimi të iniciuar para 15 muajve, nga i cili deri më tani rezultoi kuaj e afro 2.4 tonelatave të drogës, vlera e së cilës në rrugët evropiane shkon në 580 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›