E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedojnë për përgatitjen e mbajtjes së zgjedhjeve, të 3 nëntorit

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, znj. Edita Tahiri ka pritur në takim përfaqësuesit e OSBE-së, Pascal Hayman dhe Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean – Claude Schlumberger, me të cilët ka diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen këtë vit në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë edhe z. Blerim Shala, koordinator i dialogut politik dhe Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri vlerësoi lartë gatishmërinë e OSBE-së për të dhënë kontribut në zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen në vjeshtë, si dhe rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar një proces demokratik të zgjedhjeve në përputhje me ligjet e shtetit të Kosovës dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Në takim u diskutuan angazhimet e përbashkëta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe të të gjithë qytetarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve legjitim në qeverisjen komunale, në harmoni me Marrëveshjen ndërshtetërore për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe Planit për zbatimin e saj, sipas të cilës OSBE do të ketë rol lehtësues./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›